Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), do të organizojë në datën 28 prill 2023, Forumin e Biznesit “Shqipëri – Gjermani”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), do të organizojë në datën 28 prill 2023, Forumin e Biznesit “Shqipëri – Gjermani”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 40 bizneseve të reja gjermane “The Young Entrepreneurs” në Maritim Hotel Plaza Tirana, ora 09:00.
Vizita e delegacionit gjerman ka si qëllim njohjen më nga afër me potencialin dhe mundësitë konkrete që ka Shqipëria për investime, njohjen dhe prezantimin me projekte që mbështet Qeveria Shqiptare, por edhe me fusha të reja për investime të mundshme nga investitorë të huaj.
Ky forum, gjithashtu do të ketë në fokus krijimin e mundësive për kompanitë shqiptare të sektorëve: Energji, Ndërtim, IT, Pije dhe Ushqim, si dhe sektorë të tjerë të ekonomisë, për të identifikuar partnerë të rinj në biznes duke krijuar kontakte të reja me qëllim realizimin e marrëveshjeve të partneritetit.
Në këtë forum kompanitë pjesëmarrëse do të kenë mundësinë të zhvillojnë takime B2B me kompanitë gjermane sipas sektorëve të sipërpërmendur.
Për të qenë pjesëmarrës, dërgoni shprehjen tuaj të interesit, në adresën e emailit: info@aida.gov.al brenda datës 21.04.2023.
BACK TO NEWS