Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), fton kompanitë shqiptare të sektorit të bujqësisë, blegtorisë dhe kopshtarisë të bëhen pjesë e panairit “AGROTECH EXPO 2023”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), fton kompanitë shqiptare të sektorit të bujqësisë, blegtorisë dhe kopshtarisë të bëhen pjesë e panairit “AGROTECH EXPO 2023”, që zhvillohet në datat 18-20 Tetor 2023, organizuar nga Expocity Albania.

Panairi do të bëjë bashkë aktorët më të rëndësishëm kombëtar, rajonal e ndërkombëtar, në sektorët e makinerive bujqësore, plehrave kimike, agropërpunimit, konservimit, magazinimit, ambalazhimit, paketimit të produkteve bujqësore dhe transportit, ushqimit organik dhe agroturizmit.

“AGROTECH EXPO 2023”, përmes eventeve të targetuara, forumeve dhe workshop-eve informuese, do t’u ofrojë sipërmarrësve lokalë dhe rajonalë, dije dhe ekspertizë mbi depërtimin dhe rritjen në tregje të reja, shkëmbim njohurish mbi sektorin, rrjetëzim, si dhe informim mbi mundësitë e rritjes së biznesit.

Për më shumë informacion mbi panairin vizitoni linkun: https://www.expocity.al/event/agrotech-expo-2023/ .

BACK TO NEWS