Thirrje për ekspert AIDA fton kompanitë shqiptare që operojnë në fushën e teknologjisë të bëhen pjesë e panairit “Future2Tech 2023”, që do të zhvillohet në datat 21-22 Shtator 2023, në Pallatin e Kongresevenë kuadër të zbatimit të projektit “Aftësi për Punësim të Qëndrueshëm dhe Rritje Ekonomike Gjithëpërfshirëse të Rajonit Ndërkufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi, Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), fton kompanitë shqiptare që operojnë në fushën e teknologjisë të bëhen pjesë e panairit “Future2Tech 2023”, që do të zhvillohet në datat 21-22 Shtator 2023, në Pallatin e Kongreseve, i organizuar nga Iceberg Exhibitions në bashkëpunim me Albania Tech.

Kompani lider, ofrues kryesor të shërbimeve, përfaqësues, prodhues, distributor dhe shitës nga sektorë të ndryshëm që i bashkon inovacioni teknologjik, do të bëhen bashkë në këtë event për të bërë biznes dhe për tu njohur me partnerë të rinj.

Ky panair do të jetë një mundësi unike për të promovuar zgjidhje teknologjike, pajisje inovatore, si dhe për të lançuar produktet dhe shërbimet lidhur me këtë fushë.

Gjatë dy ditëve të panairit do të zhvillohen aktivitete të shumta si: konferenca, workshope, që synojnë të japin informacion mbi tendencat më të fundit të teknologjisë, telekomunikacionit, fintech, smart home, etj.

BACK TO NEWS