Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton se në datat 8-10 shtator 2023, do të zhvillohet festivali i parë në Shqipëri dedikuar novacionit “InnFest 2023”, Tiranë.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton se në datat 8-10 shtator 2023, do të zhvillohet festivali i parë në Shqipëri dedikuar novacionit 💡“InnFest 2023”, Tiranë.

Ky festival është krijuar për të nxitur një ekosistem novacioni, ku të gjithë pjesëmarrësit mund të bashkëpunojnë, të ndajnë ide dhe të eksplorojnë sinergjitë e mundshme.

Përgjatë të tre ditëve do të zhvillohen workshop-e dhe diskutime mbi të gjitha nevojat dhe sfidat që i parashtrohen novatorëve dhe profesionistëve në të tashmen dhe në të ardhmen.

Festivali “InnFest” do të shërbejë si një mundësi ku Startup-et dhe novatorët e rinj do të kenë një hapësirë të dedikuar, me Workshop-e dhe Booth-e interactive, në një organizim të thjeshtë dhe frymëzues që nxit bashkëpunimin.

Për të qenë pjesëmarrës, si edhe për më shumë informacion vizitoni linkun: https://fest.innovationnest.org/.

BACK TO NEWS