Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve merr masa për përballimin e situatës së krijuar nga COVID 19

Duke ju uruar të jeni mirë me shëndet, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ju rikujton se jemi në dispozicion me shërbimet tona si më poshtë.

Në zbatim të Vendimeve të Këshillit të Ministrave për përballimin e situatës së krijuar nga COVID 19, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Invetimeve (AIDA), nga data 12.03.2020 ka marrë masat si më poshtë:

takimet ose mbledhjet e planifikuara, nuk do të zhvillohen pranë ambienteve të AIDA-s, por nëpërmjet “skype call”, duke shmangur kontaktin fizik;

dorëzimi i aplikimeve ose dokumenteve për statusin e investitorit strategjik, do të bëhen nëpërmjet Postës Shqiptare;

dokumentet e çfarëdollojshme të përcillen përmes Postës Shqiptare ose nëpërmjet adresës zyrtare të AIDA-s, info@aida.gov.al;

Aktiviteti i AIDA-s do të vijojë normalisht. Për çdo informacion, ju lutem vizitoni faqen tonë të web-it (www.aida.gov.al) dhe rrjetet tona sociale (facebook, instagram, twitter).

BACK TO NEWS