AIDA dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit shpallin thirrjen për aplikime për mbështetje financiare me fonde të financuara nga buxheti i shtetit për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për vitin 2026.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit shpallin thirrjen për aplikime për mbështetje financiare me fonde të financuara nga buxheti i shtetit për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për vitin 2026.
Kjo mbështetje financiare është krijuar për të ndihmuar ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në:
🔹️Rritjen e konkurrueshmërisë në treg;
🔹️Zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja; 🔹️Inovacionin dhe modernizimin e teknologjisë; 🔹️Përmirësimin e kapaciteteve dhe performancës së biznesit.
Propozimet duhet t’i përmbahen kritereve dhe kushteve të veçanta, të bëra publike në faqen zyrtare të AIDA-s.
⚠️ KUJDES: Nga ky fond nuk mund të përfitojnë ndërmarrjet që kanë marrë financime nga donatorë apo institucione financiare kombëtare dhe ndërkombëtare për të njëjtat aktivitete apo shpenzime.
🗓️ Afati i fundit për aplikim: 📍 09 Qershor 2026 ⏰ Ora 16:30
Për më shumë informacion mbi thirrjen dhe dokumentacionin, vizitoni linkun: https://aida.gov.al/nmvm-eksporte/nmvm/fondet-e-aida-s/
BACK TO NEWS