Përtej Barrierave – Forumi Ekonomik Shqipëri – Maqedoni e Veriut | 12 Maj, Shkup

📢 Përtej Barrierave – Forumi Ekonomik Shqipëri – Maqedoni e Veriut | 12 Maj, Shkup
Sot, në Shkup, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mori pjesë në forumin “Beyond Borders”, një platformë kyçe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e urave të reja të komunikimit mes bizneseve të të dy vendeve.
​​Në këtë forum morën pjesë personalitete si Ambasadori Denion Meidani, Zv. Kryeministri Aleksandar Nikolovski dhe përfaqësues të dhomave të tregtisë.
Në panelin diskutues “Investment Opportunities: From Potential to Partnership”, Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, Znj. Laura Plaku, vlerësoi rritjen rekord të investimeve maqedonase në Shqipëri si dhe stokut që arritën në vlerën rekord në fund të vitit 2025. Pjesë e paneleve ishin edhe Zv. Ministri z.Endrit Yzeiraj, Zv. Ministrja znj. Edona Bilali, si dhe drejtues të tjerë të agjencive investuese, ku u theksua potenciali i 319 kompanive maqedonase në Shqipëri dhe mundësitë për partneritete të reja në energji, turizm dhe teknologji.
AIDA mbetet partneri kryesor institucional, duke ofruar mbështetje të dedikuar për të promovuar Shqipërinë si një destinacion konkurrues dhe të qëndrueshëm në rajon.
BACK TO NEWS