AIDA dhe SIPPO pilotojnë ERAT për përgatitjen e sektorit tekstil ndaj kërkesave të BE-së

🇦🇱🇨🇭 AIDA dhe SIPPO pilotojnë ERAT për përgatitjen e sektorit tekstil ndaj kërkesave të BE-së
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me programin zviceran SIPPO, po mbështet ndërmarrjet shqiptare të sektorit tekstil në përgatitjen ndaj kërkesave të reja të tregut të Bashkimit Evropian.
Në këtë kuadër, eksperti i SIPPO-s, Tobias Meier, prezantoi pranë AIDA-s EcoDesign Readiness Assessment Tool (ERAT), një instrument vetëvlerësimi që ndihmon kompanitë të kuptojnë nivelin e përgatitjes së tyre ndaj kërkesave të BE-së për ekodizajnin dhe qëndrueshmërinë.
Pas prezantimit, AIDA dhe SIPPO nisën pilotimin e ERAT pranë dy kompanive shqiptare të sektorit tekstil. Ky proces mundësoi testimin e instrumentit në praktikë dhe mbledhjen e komenteve të drejtpërdrejta nga bizneset.
🧵 ERAT synon t’u japë kompanive një udhërrëfyes praktik për të identifikuar fushat ku nevojiten përmirësime dhe për t’u orientuar më mirë ndaj kërkesave të tregut evropian.
Pas përfundimit të pilotimit, AIDA do të publikojë versionin përfundimtar të instrumentit, duke e bërë të aksesueshëm për NVM-të shqiptare të interesuara.
🤝 Një tjetër hap në mbështetje të bizneseve shqiptare drejt përafrimit me standardet e BE-së dhe forcimit të kapaciteteve të tyre për eksport.
#AIDA #SIPPO #ERAT #Textile #SMEs Exports EU Sustainability
BACK TO NEWS