28 Shtator | Dita Ndërkombëtare e së Drejtës për Informim
28 Shtator | Dita Ndërkombëtare e së Drejtës për Informim
“Ti ke të drejtë të informohesh, ne kemi detyrim të përgjigjemi”
Në kuadër të 28 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të së Drejtës për Informim, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale sjell një mesazh ndërgjegjësues për rëndësinë e transparencës dhe aksesit në informacionin publik.
E drejta për informim është një e drejtë e qytetarëve dhe një përgjegjësi për autoritetet publike. Përmes informacionit publik forcohen transparenca, llogaridhënia dhe pjesëmarrja e qytetarëve në jetën publike.
Materiali i përgatitur nga Zyra e Komisionerit përcjell një udhëzim të thjeshtë për ushtrimin e kësaj të drejte:
1. Plotëso formularin e kërkesës.
2. Dërgoje te autoriteti publik.
3. Merr përgjigje brenda afateve ligjore.

