AIDA, do të marrë pjesë në panairin ndërkombëtar “ITB BERLIN”

🌐Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), do të marrë pjesë në panairin ndërkombëtar “ITB BERLIN”, në datat 4-6 Mars në Berlin, Gjermani si bashkë-ekspozuese krahas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
👉ITB Berlin është panairi më i madh i turizmit në botë, i cili tërheq shumë ekspozues dhe pjesëmarrës dhe mbetet një platformë kyç për rrjetëzimin, inovacionin dhe turizmin global. Gjithashtu luan një rol vital në formësimin e trendeve, politikave dhe partneriteteve në sektorin e turizmit.
📈Kompanitë e përfaqësuara në panair përfshijnë hotele, struktura akomoduese, operatorë turistikë, linja ajrore etj.
🎯Shqipëria në këtë panair do të ketë vendin e nderit dhe AIDA do të marrë pjesë në rolin e institucionit përgjegjës për tërheqjen e IHD-ve në sektorin e turizmit si një ndër sektorët prioritarë dhe strategjikë në zhvillimin e vendit, duke prezantuar potencialet investuese të vendit tonë dhe paketat më të fundit incentivuese sektoriale.
📅 Data: 4-6 Mars
📍 Vendi: Berlin, Gjermani
BACK TO NEWS