AIDA fton bizneset shqiptare të marrin pjesë në World Halal Summit & Halal Expo 2026 në Stamboll

AIDA fton bizneset shqiptare të marrin pjesë në World Halal Summit & Halal Expo 2026 në Stamboll
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) informon bizneset shqiptare mbi organizimin e edicionit të 12-të të World Halal Summit & Halal Expo 2026, që do të zhvillohet në datat 25–28 nëntor 2026, në Istanbul Expo Center, Turqi.
Nën temën “Sustainable Halal Economy: Eliminating Waste, Empowering Growth”, eventi do të mbledhë kompani, investitorë dhe përfaqësues të institucioneve nga vende të ndryshme të botës, duke krijuar mundësi për promovimin e produkteve dhe shërbimeve, zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin e takimeve dypalëshe të biznesit (B2B).
Panairi përfshin një gamë të gjerë sektorësh, si ushqimi dhe pijet, paketimi, kozmetika, tekstilet, financa dhe turizmi, duke ofruar një mundësi për bizneset shqiptare për të prezantuar ofertën e tyre dhe për të krijuar kontakte të reja në tregjet ndërkombëtare.
📅 25–28 nëntor 2026
📍 Istanbul Expo Center, Stamboll, Turqi
🌐 Për më shumë informacion mbi aktivitetin dhe pjesëmarrjen: www.helalexpo.com.tr
BACK TO NEWS