Shqipëria do të presë një grup përfaqësuesish japonezë‚ përfshirë drejtues dhe përfaqësues të kompanive dhe organizatave ndërkombëtare‚ në kuadër të misionit të biznesit të organizuar nga JETRO (Organizata Japoneze e Tregtisë së Jashtme)
Shqipëria do të presë një grup përfaqësuesish japonezë‚ përfshirë drejtues dhe përfaqësues të kompanive dhe organizatave ndërkombëtare‚ në kuadër të misionit të biznesit të organizuar nga JETRO (Organizata Japoneze e Tregtisë së Jashtme)․
Aktiviteti i takimeve B2B dhe B2G do të mbahet më 16 nëntor dhe synon të nxisë bashkëpunimin në sektorët e infrastrukturës‚ energjisë së rinovueshme dhe logjistikës․ Në program janë parashikuar takime të drejtpërdrejta B2B mes bizneseve shqiptare dhe japoneze․
Ky mision synon të forcojë lidhjet ekonomike të Shqipërisë me Japoninë dhe të nxisë investimet japoneze në Shqipëri․ Synon gjithashtu të identifikojë fusha të tjera ku mund të bashkëpunohet dhe të krijohen partneritete në të ardhmen․
Veprimtaria organizohet nga JETRO‚ në bashkëpunim me Albalkan dhe me mbështetjen e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA)․
Eventi zhvillohet në mjediset e MK Hotel Tirana.

