AIDA ju fton të bëheni pjesë e panairit më të rëndësishëm Europian të veshjeve të punës në A+A Dusseldorf
A+A Dusseldorf 2019, është panairi kryesor ndërkombëtar tregtar dhe shërben si një platformë kryesore për biznesin, komunikimin dhe informacionin, i cili do të mbahet në datat 5 – 8 nëntor 2019. Ai mbulon të gjithë spektrin e ekspozitave për Sigurinë dhe shendetin në punë. Ekspozuesit – nga bizneset e vogla tek lojtarët globale – do të paraqesin një portofol të shquar të produkteve, zgjidhjeve, koncepteve dhe temave të reja.
Në këtë panair do të marrin pjesë më shumë se 67,000 vizitorë specialistë nga 134 vende, 1,942 ekspozues nga 63 vende, 70.643 m2 hapësirë neto ekspozuese, 86% vendimmarrës nga industria, tregtia, shërbimet, tregtia, siguria, shëndeti.
AIDA do jete prezente me një Infostende në panair për të promovuar sektorin e veshjeve të punës (tekstile dhe këpucë). Në bashkëpunim me Sëiss Import Promotion Programme (SIPPO), do organizohet nje mission biznesi me kompanite shqiptare të këtij profili në këtë panair.
Për të qënë pjesëmarrës në viziten e organizuar në këtë panair, na kontaktoni në adresat: pellumb.qoseja@aida.gov.al , vasil.kolezi@sippo.al , në formën e shprehjes së interesit dhe një profil të kompanisë tuaj.
Pjesëmarrësit në këtë mision biznesi do të kenë mundësi:
• Të reklamojnë produktet e tyre në Infostendën Shqiptare.
• Të realizojnë takimet e tyre në Infostendën Shqiptare
• Të vendosin materialet e tyre promocionale në stendë
• Të marrin informacion për tregun gjerman të veshjeve të punës dhe kompani të interesuara të bashkëpunojnë me kompanitë shqiptare.
• Të marrin pjesë në seminaret që do të organizohen për këtë qellim para dhe gjatë panairit me Brigitte Heuser, ekspertë gjermanë dhe SIPPO në fushën e tekstil- veshjeve.
Gjithashtu, Stafi i AIDA dhe SIPPO, prezent në panair, do ju mundesojë takime me biznese gjermane të interesuara në fushën e prodhimit të veshjeve të punës.
Për më shumë informacion mbi eventin vizitoni linkun: https://www.aplusa-online.com