AIDA ju fton të merrni pjesë në Sesionin Informues mbi Tregun e Sigurisë Kibernetike në Lindjen e Mesme nga Dubai World Trade Centre (DWTC)

AIDA ju fton të merrni pjesë në Sesionin Informues mbi Tregun e Sigurisë Kibernetike në Lindjen e Mesme nga Dubai World Trade Centre (DWTC)

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), fton të gjitha kompanitë shqiptare të cilat operojnë në fushën e sigurisë kibernetike dhe kërkojnë mundësi biznesi në Lindjen e Mesme të marrin pjesë në një sesion informues të organizur nga Dubai World Trade Centre.

Sesioni informues do të zhvillohet më datë 14.11.2023, online. Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen përmes Airmeet duke ndjekur link-un në vijim:
https://www.airmeet.com/…/eb2f5e30-61e1-11ee-9b73…

Gjatë sesionit do të trajtohen tema si sfidat, mundësitë, zgjidhjet e ofruara nga DWTC dhe të tjera, ku diskutimi kolektiv i tyre do të ndihmojë kompanitë e sigurisë kibernetike dhe ofruesit e zgjidhjeve të tyre të shkojnë drejt Lindjes së Mesme. Pjesëmarrja në këtë sesion informues është falas.

BACK TO NEWS