Ekspozita Ndërkombëtare e Transportit Detar “Posidonia”, në datat 3-7 qershor 2024, Greqi

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju informon mbi zhvillimin e Ekspozitës Ndërkombëtare të Transportit Detar “Posidonia”, në datat 3-7 qershor 2024, Greqi.

Ekspozita ndërkombëtare “Posidonia”, vazhdon të jetë tregu global për ndërtuesit e anijeve, furnizuesit e pajisjeve të anijeve dhe shërbimeve të lidhura me transportin dhe pritet të ketë pjesëmarrje të lartë.

“Posidonia” ofron një mundësi unike për eksplorim të mjeteve të transportit detar, diskutime me përfaqësues të këtij sektori, mundësi biznesi me prodhues të anijeve dhe furnizues e pajisjeve detare.

Të interesuarit për pjesëmarrje në ekspozitën ndërkombëtare të kontaktojnë në adresën: posidonia@posidonia-events.com.

Për më shumë informacion mbi kompaninë vizitoni link-un: https://posidonia-events.com/.

BACK TO NEWS