Shprehje interesi për bashkëpunim nga kompania greke “Simply Smoothies Hellas”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju informon se kompania greke “Simply Smoothies Hellas” ka shprehur interes për bashkëpunim me kompani tregtare shqiptare, në fushën e shpërndarjes së produkteve të ngrira (smoothies) dhe produkteve të tjera (smoothie në shishe – shurup frutash, etj.).

Kompania “Simply Smoothies Hellas”, e themeluar në vitin 2016, është e specializuar në shitjen e frutave të ngrira për përgatitjen e lëngjeve, por gjithashtu edhe shpërndarjen e tyre në bizneset e hotelerisë.

Ftohen të gjitha kompanitë shqiptare të interesuara për bashkëpunim, të paraqesin interesin e tyre në adresën zyrtare: info@aida.gov.al.

Për t’u njohur me produktet që kompania “Simply Smoothies Hellas” tregton, si dhe për më shumë informacion mbi kompaninë vizitoni link-un: https://simplysmoothie.gr/.

BACK TO NEWS