Ekspozita Ndërkombëtare e Ushqimit dhe Pijeve në Selanik, Greqi

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju informon se në datat 1-3 nëntor 2024, do të zhvillohet Ekspozita Ndërkombëtare e Ushqimit dhe Pijeve në Selanik, Greqi.

Kjo ekspozitë do t’u ofrojë pjesëmarrësve ekspozues të sektorit të ushqimit dhe pijeve, mundësinë e promovimit dhe tërheqjes së vizitorëve tregtar ndërkombëtar.

Ekspozita Ndërkombëtare e Ushqimit dhe Pijeve do të jetë gjithashtu, një platformë biznesi e shkëmbimit të përvojave, eksperiencave, zgjidhjeve inovative ndërmjet ekspozuesve, prodhuesve, vendimmarrësve dhe vizitorëve të këtij sektori.

Për më shumë informacion mbi panairin vizitoni linkun: https://www.foodanddrinks-expo.gr/en/press-2024-04-17/

BACK TO NEWS