AIDA, ju informon se në datat 18-21 dhe 28-31 mars 2024, do të mbahet edicioni i 53-të i Panairit Ndërkombëtar të Mobiljeve në Kinë (Guangzhou), “CIFF Guangzhou”, i cili do të zhvillohet në Kompleksin e Panairit të Cantonit dhe Ekspozitën e Qendrës Botërore të Tregtisë, Poly.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju informon se në datat 18-21 dhe 28-31 mars 2024, do të mbahet edicioni i 53-të i Panairit Ndërkombëtar të Mobiljeve në Kinë (Guangzhou), “CIFF Guangzhou”, i cili do të zhvillohet në Kompleksin e Panairit të Cantonit dhe Ekspozitën e Qendrës Botërore të Tregtisë, Poly.
“CIFF Guangzhou” është ekspozita më e madhe në botë e mobiljeve me fokus kryesor në cilësi dhe me ndikim në të gjithë zinxhirin industrial. Në këtë panair marrin pjesë më shumë se 4,000 ekspozues dhe mbi 380,000 vizitorë profesionistë nga mbi 200 vende dhe rajone. Pjesëmarrësit si ekspozues përfshijnë kategoritë si: mobiljet e shtëpisë, dekorimin dhe tekstilet e shtëpisë, dekorimin e ambjenteve të jashtme, hapësirat për zyra dhe biznese, makineri mobiljesh dhe lëndë të para.
Duke e vleresuar panairin “CIFF Guangzhou” si një mundësi shumë të mirë për krijimin e partneriteteve dhe bashkëpunimeve në industrinë globale të mobiljeve, ju bëjmë thirrje dhe inkurajojmë subjektet shqiptare që kanë interes, të bëhen pjesë e këtij panairi.
Për më shumë informacion rreth panairit, lutemi vizitoni linkun: https://www.ciff.furniture/
BACK TO NEWS