AIDA mirëpret në takim International Finance Corporation (IFC)
AIDA mirëpret në takim International Finance Corporation (IFC)
AIDA zhvilloi një takim me përfaqësuesit e IFC për të diskutuar mbi zhvillimin e Parqeve Eko-Industriale në Shqipëri .
Ky model inovativ vendos vendin tonë në qendër të tranzicionit të gjelbër dhe nxit investime të reja në teknologji të pastër, energji të rinovueshme dhe industri të avancuara .
Bashkëpunimi përfaqëson një hap strategjik për modernizimin industrial dhe përmirësimin e klimës së investimeve, në përputhje me misionin për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.