AIDA mirëpriti në një takim përfaqësues të agjencisë homologe në Azerbajxhan (AZPROMO), të shoqëruar dhe nga Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, SH.T.Z Anar Huseynov.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mirëpriti në një takim përfaqësues të agjencisë homologe në Azerbajxhan (AZPROMO), të shoqëruar dhe nga Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, SH.T.Z Anar Huseynov.
Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i praktikave dhe njohurive, si edhe krijimi i kushteve të favorshme për rritjen e qëndrueshme të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve. Znj. Laura Saro, Drejtor Ekzekutiv i AIDA prezantoi rolin e agjencisë, mundësitë e investimeve në Shqipëri, iniciativat aktuale të promovimit të investimeve, arritjet dhe projektet në vazhdim. Përfaqësues të AZPROMO mbajtën prezantimin lidhur agjencinë e tyre dhe praktikat e ndjekura nga ta në promovimin e investimeve dhe eksporteve.
Takimi vijoi me prezantimin e mundësive për investim në Azerbajxhan nga AZPROMO për disa kompani shqiptare të cilat ishin pjesëmarrëse në takim. Prezantimi u fokusua tek sektorët si Bujqësia, Turizmi, Pasuritë e Paluajtshme dhe Energjia e Rinovueshme.
Në përfundim të takimit, Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, SH.T.Z Anar Huseynov, shprehu mundësinë e realizimit të takimeve B2B në Azerbajxhan dhe znj. Saro shprehu gatishmërinë maksimale të AIDA për të bashkëorganizuar këtë event.






