AIDA mirëpriti një Delegacion Egjiptian biznesi, për të zhvilluar një session B2B

🇦🇱🤝 🇪🇬
🤝AIDA mirëpriti një Delegacion Egjiptian biznesi, për të zhvilluar një session B2B ku të pranishëm ishin:
•H.E. Hassan Shawky ( Ambasadori i Egjiptit në Tiranë)
•H.E. Ambassador Khalid I. Emara (Anëtar i Këshillit Egjiptian për Punë të Jashtme)
•Dr. Sameh Harfoush (Kryetar dhe Drejtor Menaxhues i Sky Investments)
•Eng. Mahmoud Mohamed Ahmed (Kryetar dhe anëtar bordi i disa kompanive ndërtimi dhe industriale)
•Eng. Osama Shalaby Abu Sheasha (Bashkëthemelues dhe Drejtor Menaxhues i GIC dhe DCC)
🔷Gjatë takimit, Drejtoresha Ekzekutive e AIDA, znj. Laura Saro prezantoi mundësitë që Shqipëria ofron për investitorët, duke vënë në dukje se viti 2024 shënon deri tani shifrat më të larta sa i përket stokut të investimeve egjiptiane në Shqipëri dhe volumit tregtar.
👉Qëllimi i Delegacionit ishte identifikimi dhe krijimi i mundësive për bashkëpunim ekonomik të ndërsjelltë me kompanitë shqiptare në sektorë si pasuria e paluajtshme, energjia e rinovueshme dhe prodhimi e distribucioni i pajisjeve laboratorike, mjekesore e më gjerë.
✨Përfaqësues nga kompanitë shqiptare ishin Concord Investment (sektori i pasurive të paluajtshme); Vega Group (sektori i energjisë së rinovueshme) dhe Medical Distribution (distribucion i pajisjeve mjekësore).
📜 Gjatë këtij takimi u evidentuan mundësi dhe hapësira shumë premtuese bashkëpunimi, në interes jo vetëm të partneritetit midis palëve, por edhe të zhvillimit/progresit të teknologjive të reja në këto sektorë.
BACK TO NEWS