Korçë – Informim i bizneseve mbi Fondin “Mbështetje për Zhvillimin e Biznesit”

AIDA organizoi në Korçë takimin e radhës të sesionit informues për përfaqësuesit e bizneseve nga qarku i Korçës, duke prezantuar mundësitë e financimit në kuadër të Fondit “Mbështetje për Zhvillimin e Biznesit”.
Gjatë takimit pjesëmarrësit e interesuar u njohën me dy skemat kryesore të mbështetjes, kriteret e aplikimit dhe përfitimet konkrete që ofron fondi për rritjen dhe zhvillimin e bizneseve.
AIDA do vijojë takimet informuese në qarqet Vlorë, Fier dhe Gjirokastër, duke ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë për sipërmarrësit në të gjithë vendin.

