AIDA mirëpriti përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Uzbekistanit për forcimin e bashkëpunimit ekonomik.
AIDA mirëpriti përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Uzbekistanit për forcimin e bashkëpunimit ekonomik.
Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, znj. Laura Saro, zhvilloi një takim zyrtar me përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Uzbekistanit në Shqipëri, me seli në Vjenë, ambasadori z. Bakhtiyor IBRAGIMOV dhe sekretari z. Ulugbek KHODJAEV, ku në qendër të diskutimeve ishte thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe institucional ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe u diskutua mbi organizimin e takimeve me institucionet kryesore shqiptare dhe komunitetin e biznesit.
AIDA rikonfirmoi angazhimin e saj për të mbështetur iniciativa që nxisin investimet dhe fuqizojnë bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar.

