Në Lushnjë u çel Panairi “Ditët e bujqësisë” ku AIDA merr pjesë me stendë duke prezantuar shërbimet dhe mbështetjen për ndërmarrjet e vogla, mikro dhe të mesme
Në Lushnjë u çel Panairi “Ditët e bujqësisë” ku AIDA merr pjesë me stendë duke prezantuar shërbimet dhe mbështetjen për ndërmarrjet e vogla, mikro dhe të mesme ku rëndësi e veçantë i kushtohet produkteve Made in Albania dhe ndërkombëtarizimit të tyre.
Stenda e AIDA-s u vizitua nga shumë vizitorë si dhe nga personalitete si Min. i Bujqësisë, Z. Andis Salla dhe zëvendësministri Z. Fatmir Guri, me të cilët u diskutua bashkëpunimi për pjesëmarrje të përbashkët në panaire me stendë të unifikuar.
Gjatë ditës së parë të panairit, AIDA prezantoi edhe platformat për bizneset (financë, eksporte) si dhe informoi për fondin 2026 për SME-të që do të menaxhojë. Stenda tërhoqi prodhues të vajit të ullirit dhe bimëve aromatike, të cilët kërkuan informacion për mbështetjen e agjencisë. Panairi vijon edhe në ditët në vijim, duke ofruar promovim, rrjetëzim dhe zhvillim të sektorit bujqësor.
Ju presim në stendën 47.

