BRIDGE2EU | Nga Potenciali Lokal drejt Mundësive Europiane

🇪🇺 BRIDGE2EU | Nga Potenciali Lokal drejt Mundësive Europiane
📍 Workshop IV – ZBULO: Zhvillimet Europiane dhe Rajonale, Konkurrueshmëria dhe Mundësitë për NVM-të
Më 6 nëntor 2026, u zhvillua me sukses workshop-i i katërt dhe përmbyllës i iniciativës BRIDGE2EU, i organizuar nga Brain Nest Institute në bashkëpunim me AIDA, në kuadër të Enterprise Europe Network (EEN).
Ky aktivitet shënoi një tjetër hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të bizneseve shqiptare, duke lidhur zhvillimet europiane dhe rajonale me mundësitë konkrete për rritje, konkurrueshmëri dhe ndërkombëtarizim.
🎤 Gjatë workshop-it, ekspertët ndanë njohuri dhe perspektiva mbi tri fusha kryesore:
🔹 Ardian Haçkaj – Prezantoi zhvillimet rajonale dhe procesin e integrimit europian, me fokus Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Tregun e Përbashkët Rajonal dhe mundësitë që këto zhvillime krijojnë për NVM-të shqiptare.
🔹 Enxhi Lipa | Brain Nest Institute – Drejtoi sesionin praktik të analizës dhe rishikimit të materialeve të zhvilluara gjatë programit, duke u fokusuar në përmirësimin e ideve të biznesit dhe përgatitjen për fazën e asistencës teknike dhe mentorimit individual.
🔹 Kristi Qorri | AIDA – Prezantoi instrumentet dhe shërbimet mbështetëse të AIDA-s për bizneset, mundësitë e ndërkombëtarizimit dhe rrjetëzimit përmes Enterprise Europe Network.
🎓 Aktiviteti u përmbyll me vlerësimin e programit dhe ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit.
BRIDGE2EU nuk përfundon me këtë workshop!
Pas ciklit të trajnimeve dhe sesioneve praktike, iniciativa vijon me fazën e asistencës teknike të personalizuar për bizneset që plotësojnë kriteret, duke mbështetur zhvillimin e ideve konkrete dhe identifikimin e mundësive të financimit dhe bashkëpunimit europian.
🤝 Falënderojmë ekspertët dhe të gjitha bizneset pjesëmarrëse për angazhimin dhe kontributin e tyre gjatë këtij rrugëtimi.
🇦🇱🇪🇺 Biznese më të forta. Një Shqipëri më pranë Europës.
#BRIDGE2EU #BrainNestInstitute #AIDA #EnterpriseEuropeNetwork #EUIntegration SMEs BusinessDevelopment EuropeanOpportunities
BACK TO NEWS