AIDA në Tirana International Fair 2026!
AIDA në Tirana International Fair 2026!
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) do të jetë pjesë e edicionit të 32-të të Tirana International Fair, organizuar nga Klik Ekspo Group, me një stendë informuese ku vizitorët do të njihen me shërbimet e AIDA-s për investitorët, bizneset shqiptare dhe nxitjen e eksporteve.
Për katër ditë, Pallati i Kongreseve do të kthehet në një pikëtakim të bizneseve, investitorëve dhe inovacionit, me prezantime, konferenca dhe takime B2B që krijojnë hapësira për ide të reja dhe bashkëpunime të vlefshme.
Ju mirëpresim!

