AIDA njofton për programin “PowerUP, Ndërtimi i Kapaciteteve për SME-të dhe Start Up në Ballkanin Perëndimor”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton se Banka Botërore ka iniciuar një program “PowerUP, Ndërtimi i Kapaciteteve për SME-të dhe Start Up në Ballkanin Perëndimor”, i cili do të ofrohet pa pagesë.

Programi do të ofrojë ndihmë në ndërtimin e qëndrueshmërisë së kompanisë suaj, përshtatjen e modelit tuaj të biznesit dhe rritjen në treg. Kompanitë e përzgjedhura do të marrin trajnim falas mbi ndërtimin e kapaciteteve që synojnë mbështetjen e rezistencës së tyre ndaj COVID-19, perspektivat e rritjes dhe rritjen e gatishmërisë për investime. Kompanitë që do të pranohen në program duhet të jenë inovative, të kenë 3-100 të punësuar dhe të kenë një produkt ose një shërbim që gjeneron të ardhura në të paktën një treg.

Aplikoni deri më 30 shtator 2020, duke plotësuar formularin e aplikimit në linkun e mëposhtëm; https://www2.deloitte.com/…/program-per-ndermarrjet-e-mesme…

Për më shumë informacion vizitoni linkun: Newsletter ose na kontaktoni në adresën zyrtare: info@aida.gov.al

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve

Tiranë, 09.09.2020.

BACK TO NEWS