AIDA organizoi konferencën përmbyllëse në kuadër të zbatimit të projektit “Aftësi për Punësim të Qendrueshëm dhe Rritje Ekonomike Gjithëpërfshirëse të Rajonit Ndërkufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi – Aftësi për Punësim Shqipëri – Mal i Zi”
AIDA organizoi konferencën përmbyllëse në kuadër të zbatimit të projektit “Aftësi për Punësim të Qendrueshëm dhe Rritje Ekonomike Gjithëpërfshirëse të Rajonit Ndërkufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi – Aftësi për Punësim Shqipëri – Mal i Zi”
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në kuadër të zbatimit të projektit “Aftësi për Punësim të Qendrueshëm dhe Rritje Ekonomike Gjithëpërfshirëse të Rajonit Ndërkufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi – Aftësi për Punësim Shqipëri – Mal i Zi”, “Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014 – 2020”, nën Instrumentin Për Asistencën e Para-Aderimit (IPA II), financuar nga Bashkimi Evropian, në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike në Mal të Zi dhe Fondacionin Business Start Up Center Bar, organizoi konferencën përmbyllëse të projektit në qytetin e Shkodrës, më datë 22 janar 2025.
Ky event përmbylli me sukses zbatimin e projektit ndërkufitar i cili është zbatuar për 22 muaj në zonat ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Gjatë konferencës, partnerët e projektit diskutuan mbi rezultat e arritura përgjatë zbatimit të aktiviteteve, si dhe prezantuan video-dokumentarin e projektit. Pjesë e konferencës ishin gjithashtu përfaqësues të Bashkisë së Shkodrës, Vaut të Dejës dhe Malësisë së Madhe, rajone në të cilat ky projekt është zbatuar. Përfaqësuesit përshëndetën rezultatet e arritura nga projekti, si dhe vlerësuan se nisma të tilla kontribuojnë drejtpërdrejt në politikat dhe vizionin e bashkive respektive.




