Drejtoresha Ekzekutive e AIDA, znj. Laura Saro, priti në një takim Sh.S.Znj. Zaina Benhabouche, Ambasadore e Algjerisë në Shqipëri.
Drejtoresha Ekzekutive e AIDA, znj. Laura Saro, priti në një takim Sh.S.Znj. Zaina Benhabouche, Ambasadore e Algjerisë në Shqipëri.
Gjatë takimit u diskutua nënshkrimi i një Memorandumi Mirëkuptimi (MoU)
mes AIDA-s dhe homologut algjerian, si dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Vëmendje e veçantë iu kushtua përforcimit të marrëdhënieve tregtare dhe veçanërisht në
sektorin e bujqësisë, duke identifikuar potencialin e madh për shkëmbime dhe projekte të përbashkëta.


Ky bashkëpunim synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe të forcojë lidhjet mes Shqipërisë dhe Algjerisë.
