AIDA, organizoi një takim me përfaqësues të sektorit të agropërpunimit, me pjesëmarrjen e Zëvendës Ministrit të Bujqësisë, Z. Fatmir Guri dhe përfaqësues nga AZHBR.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), organizoi një takim me përfaqësues të sektorit të agropërpunimit, me pjesëmarrjen e Zëvendës Ministrit të Bujqësisë, Z. Fatmir Guri dhe përfaqësues nga AZHBR.
Qëllimi i takimit ishte njohja më nga afer e aktiviteteve të ndryshme në këtë fushë si dhe diskutimi mbi nevojat apo pengesat me të cilat perballet sektori dhe mundësitë për mbështetje dhe zhvillim të mëtejshëm të investimeve të tyre.
Gjatë takimit, u diskutua mbi planet dhe nevojat për investime, mundësitë për zgjerimin dhe modernizimin e aktivitetit, si dhe format e mundshme të mbështetjes dhe bashkëpunimit. Gjithashtu, takimi kishte si qëllim edhe evidentimin e çështjeve që kërkojnë koordinim me institucionet përkatëse, me qëllim lehtësimin e aktivitetit të biznesit dhe përmirësimin e klimës së investimeve.

