Majestic Hospitality Group rikthehet në Shqipëri për të vijuar eksplorimin e mundësive të investimit në sektorin e turizmit dhe hotelerisë!
Majestic Hospitality Group rikthehet në Shqipëri për të vijuar eksplorimin e mundësive të investimit në sektorin e turizmit dhe hotelerisë!
Në vijim të interesit të shprehur gjatë Future Hospitality Forum (FHF), Majestic Hospitality Group rikthehet në Shqipëri për të thelluar njohjen me tregun vendas dhe për të eksploruar potencialin e bashkëpunimit në sektorin e turizmit dhe hotelerisë. Ky rikthim përbën një dëshmi konkrete të rëndësisë së forumit në tërheqjen e vëmendjes së investitorëve ndërkombëtarë dhe në kthimin e kontakteve të krijuara gjatë eventit në angazhime të mëtejshme.
Gjatë vizitës së tyre, përfaqësuesit e grupit u pritën në takim nga Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, znj. Laura Saro, ku u diskutua mbi interesin e grupit për Shqipërinë, potencialin e tregut dhe hapat e mëtejshëm për të avancuar bashkëpunimin.
Në kuadër të këtij angazhimi, AIDA lehtësoi gjithashtu dy takime me kompani shqiptare, si vijim i takimeve B2B të zhvilluara gjatë forumit, me synim konkretizimin e kontakteve të krijuara dhe shqyrtimin e mundësive për partneritet.
Përfaqësuesit e Majestic Hospitality Group po vijojnë vizitën e tyre në Shqipëri, për të njohur nga afër potencialin e tregut dhe mundësitë që vendi ofron për investime në sektorin e turizmit dhe hotelerisë.

