AIDA, pjesë e organizimit të 26-të, të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës në partneritet me Klik Ekspo Group

Në datat 23 – 26 nëntor, po organizohet në Tiranë, Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, i cili vjen si një ngjarje që përcakton Shqipërinë si një Portë për Ballkanin. Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, evenimenti i organizuar nga Klik Ekspo Group, cilësohet si një sinergji e gjithë aktorëve ekonomikë dhe socialë të vendit, sipërmarrësve, investitorëve, autoriteteve, të rinjve, të cilët i besojnë fuqisë së bashkëveprimit dhe bashkëjetesës në rajon.

Në këtë edicion të 26-të të panairit, AIDA është pjesëmarrëse si një institucion që promovon Shqipërinë si një destinacion për investime, duke lehtësuar dhe mbështetur investimet direkte në Shqipëri, si edhe sipërmarrjet shqiptare.

Prania e AIDA-s me një stendë është konceptuar për të zhvilluar takime dhe konsulta për palët e interesuara, kryesisht me fokus investitorët e huaj, si edhe sipërmarrjet shqiptare. Një rol i rëndësishëm i AIDA -s në këtë panair është ai bashkëorganizatorit së kalendarit të evenimenteve për takimet B2B 🤝ndërmjet bizneseve shqiptare dhe kompanive të huaja të ardhura nga Serbia, Hungaria, Italia, Turqia etj.

Gjithashtu, AIDA do të realizojë dhe workshop-e profesionale në dobi të investitorëve të huaj dhe bizneseve vendase, në të cilat do të zhvillohen prezantime për sektorë të vecantë, si edhe për të gjitha shërbimet që AIDA ofron.

Për të gjithë të interesuarit Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, mban sot në orën 12:30 në sallën e madhe në underground të Pallatit të Kongreseve një prezantim për rolin e AIDA-s në zhvillimin e bizneseve vendase dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Këto të shoqëruara me të dhëna të tjera statistikore dhe shpjeguese mbi organizmin dhe mbarëvajtjen e proceseve të punës së AIDA-s, por edhe të dinamikave të tjera jashtë saj.

BACK TO NEWS