AIDA pret delegacionin e investitorëve arabë
AIDA pret delegacionin e investitorëve arabë
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) priti sot një delegacion investitorësh dhe përfaqësuesish të grupeve të biznesit arab, me interes për mundësitë e investimit në Shqipëri.
Gjatë takimit, Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, Znj. Laura Saro, dhe Zv/ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Z. Enkelejd Musabelliu, prezantuan një panoramë të klimës së investimeve në Shqipëri, potencialit të ekonomisë shqiptare dhe mundësive që ofrojnë sektorë të ndryshëm, ndërsa u ndalën edhe te procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe perspektivat e reja që ai krijon për investitorët.
Delegacioni përbëhej nga kompani në sektorë si energjia, ndërtimi, zhvillimi imobiliar, turizmi, bujqësia, dhe shërbimet.
Takimi shërbeu si një mundësi për prezantimin e potencialit investues të Shqipërisë dhe për identifikimin e fushave të interesit për bashkëpunim dhe investime të reja.

