Analiza e kompanive me kapital të huaj/ të përbashkët në Shqipëri | deri në Korrik 2026

Analiza e kompanive me kapital të huaj/ të përbashkët në Shqipëri | deri në Korrik 2026
🔺️Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, deri më korrik 2026, në Shqipëri operojnë 19,370 kompani me kapital të huaj ose të përbashkët, ku 16,093 janë me kapital 100% të huaj dhe 3,277 me kapital të përbashkët.
🇮🇹 Italia mbetet partneri kryesor për nga numri i kompanive, ndërsa Tirana përqendron mbi 66% të tyre. Aktiviteti ekonomik dominohet nga sektori i shërbimeve (41.1%).
📍 Shqipëria vazhdon të konsolidohet si një destinacion tërheqës për investimet e huaja.
🔺️SHPËRNDARJA E KOMPANIVE SIPAS QARQEVE
Pjesa më e madhe e kompanive aktive operojnë në qarkun e Tiranës, përkatësisht 66.2% ose 12,814 kompani. Qarqe të tjera me prezencë të lartë të kompanive me kapital të huaj/të përbashkët janë ai i Durrësit dhe Vlorës përkatësisht me 13.4% dhe 7.8% ndaj totalit të kompanive aktive.
🔺️SHPËRNDARJA E KOMPANIVE SIPAS AKTIVITETIT EKONOMIK
Kompanitë me kapital të huaj/të përbashkët operojnë në fusha të ndryshme të aktivitetit ekonomik. Fusha me prezencën më të lartë është ajo e Shërbimeve me 41.1% ndaj totalit të kompanive. Kjo fushë ndiqet nga ajo e Tregtisë me shumicë dhe pakicë, me 26% ndaj totalit.
Fusha të tjera me prezencë të lartë të kompanive me kapital të huaj/të përbashkët janë ajo e Industrisë përpunuese, Informacionit & Komunikacionit dhe Ndërtimit me përkatësisht 9.6%, 8.8% dhe 7.6% ndaj totalit.
Burimi: QKB, të dhëna të përpunuara nga AIDA
BACK TO NEWS