AIDA prezanton anketën mbi impaktin e COVID -19 në Sektorin e Turizmit Shqiptar
Anketa është realizuar me operatorët më të rëndësishëm në sektorin e turizmit. si agjencitë turistike dhe operatorët turistikë, për t’u njohur më shumë me problematikat që po has ky sektor në Shqipëri gjatë kësaj periudhe.
Në vijim janë realizuar dhe një numër telefonatash me disa shoqata biznesi që përfaqësojnë zërin e këtij sektori, të cilat kanë përcjellë problematikat e raportuara, duke ofruar gjithashtu sugjerime konkrete që mund të lehtësojnë dhe ndihmojnë rimëkëmbjen e rrjetit të operatorëve dhe vetë turizmit gjatë kësaj periudhe jo të lehtë për ekonominë mbarëbotërore.
Kjo urë komunikimi ka shërbyer njëkohësisht që sektori i përkujdesjes ndaj investitorëve t’i komunikojë bizneseve elektronikisht edhe paketën për marrjen e masave të përkohshme në sektorin e turizmit. Për t’u njohur me gjetjet e anketës konsultoni raportin “Impakti i COVID -19 në Sektorin e Turizmit Shqiptar”, duke vizituar linkun: Impakti i COVID -19 në Sektorin e Turizmit Shqiptar
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Invetimeve
Tirane, me 13.08.2020