AIDA prezanton rubrikën e re COVID -19

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në kuadër të situatës së krijuar prej pandemisë COVID-19, për t’ju ardhur në ndihmë bizneseve, ju prezanton me rubrikën më të re në webin zyrtar:http://aida.gov.al/“COVID-19”.

Në këtë rubrikë prezantohen iniciativat e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare për të përballuar situatën, informacione të përditësuara në lidhje paketat financiare në ndihmë të biznesit, aplikimet për programet e mbështetjes së biznesit, projektet, nismat e tjera publike, si edhe lidhje e kontakte të rëndësishme.

Kjo rubrikë ka si qëllim aksesin në informacion dhe qarkullimin e këtij informacioni në një kohë sa më të shpejtë për një koordinim më të mirë mes palëve.

Për t’u njohur me informacionet e publikuara në këtë rubrikë vizitoni linkun: http://aida.gov.al/covid-19/

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve

Tiranë, 13.05.2020

BACK TO NEWS