Biznes në Shqipëri

Të përkushtuar në suksesin e biznesit tuaj
1

Fuqia punëtore

Shqipëria është e njohur për mikëpritjen dhe besën, të dyja këto janë kusht për ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata qofshin këto njerëzore apo...

1

Klima e biznesit

Stabiliteti, inovacioni dhe një konkurrencë e dëshmuar ndërkombëtare krijojnë klimën e duhur për sukses. Potencial i fortë për rritje ekonomike...

1

Pozita gjeografike

Aroma mesdhetare dhe diversiteti i gjerë natyror do t’ju bëjë të ndiheni menjëherë në shtëpi. Vendndodhja strategjike e Shqipërisë në...

Histori Suksesi

Të fokusuar tek arritjet tuaja

BioBes është një kompani me vendndodhje në Sopez të Lushnjës që operon në fushën e prodhimit, grumbullimit, përpunimit dhe shitjes së bimëve aromatike dhe mjekësore.
Kompania BioBes sh.p.k është përfitues i Fondit të Konkurrueshmërisë fond i akorduar nga AIDA (Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve). Janë mbi 150 familje rurale që bashkëpunojnë ngushtë më kompaninë BIOBES dhe që sigurojnë të ardhurat kryesore nga ky aktivitet. Kompania e përdori fondin për përmirësimin e produktit në ambalazhim dhe etiketim dhe kjo ka ndikuar në imazhin e kompanisë, xhiron vjetore dhe ka rritur eksportet në masën 30% brenda 1 viti.
BioBes eksporton bimë aromatike dhe mjekësore në vende të rajonit dhe të Europës Perëndimore.

BioBes
AIDA mbështet BioBes kompania shqiptare që kultivon dhe transporton bio

PSZ Albania GMBH operon në fushën e montimit të kabllove, elementëve drejtues dhe komponentëve elektronikë, elektromekanikë për sistemet e ngrohjes, si dhe sistemeve inxhinierike mjekësore.
AIDA ka asistuar PSZ Albania GMBH që prej vizitës së parë në mars 2019. Tanimë kopmania është në prag të zgjerimit me një fabrikë të dytë saj të dytë në vend.
Zgjerimi konsiston në një riinvestim të planifikuar prej 1.5 milionë Euro nga ku do të hapen rreth 500 vende të reja pune në fabrikën e dytë dhe do të shtohen me 200 të punësuar në fabrikën e parë.
Kompania në muajin mars 2019 numëroi 285 të punësuar dhe qarkulloi një total prej 247.264.739 milion Lekë për vitin 2018.

PSZ Electronic GMBH
PSZ Electronic GMBH në Shqipëri, AIDA ofron asistencë dhe përkujdejse

U finalizua në fillim të muajit korrik nisja e punimeve në investimin e firmës Koreane Jugore Yura Corporation në qarkun e Fierit.
Yura Corporation është prezente në 12 shtete, me 60 fabrika prodhimi për marka të njohura automobilësh. Investimi i Yura Corporation në vendin tonë kap vlerën e 6.5 milionë Euro dhe do të gjenerojë rreth 600 vende të reja pune vetëm në fazën e parë.
Z. Lucas Nam Ceo i Kompanisë Yura për Shqipërinë dëshmon se “Nga tetor i vitit 2016 vumë re se Shqipëria kishte mundësi të jashtëzakonshme për industrinë automotive jo vetëm në infrastrukturë por edhe kosto të ulët. Prandaj vendosëm të vijmë të investojmë në Shqipëri”. Pranë AIDA-s funksionon sektori One Stop Shop, i cili trajton të gjitha projektet Strategjike por edhe shqyrton dhe vlerësimin teknik të projekteve të investimit.

Yura Corporation
Kompania Koreane Jugore Yura Corporation vjen në Shqipëri