AIDA së bashku me qeverisjen vendore zhvillojnë takime me bizneset në Elbasan

AIDA si një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm për kompanitë që kanë investuar tashmë në vendin tonë, së bashku me qeverisjen vendore kanë zhvilluar vizitat e rradhës në qytetin e Elbasanit.

Këtë rradhë, Stafi i Aftercare dhe Bashkisë Elbasan ka pëzgjedhur të vizitojnë ambientet e kompanive Delmon Group dhe IT&AL.

Kompania franceze Delmon Group e specializuar në transformimin e gomës dhe metalit me funksion amortizues, ka hapur fabrikën e parë në fund të vitit 2017, duke u bërë një vlerë e shtuar për kompanitë që operojnë në sektorin automotiv. Delmond Group ka zgjedhur Elbasanin si të favorshëm në Ballkan, jo vetëm për pozicionin strategjik por dhe për traditën industriale që gëzon ky qytet. Që në hapat e para kompania numëron 50 të punësuar dhe brënda këtij viti synon të dyfishojë numrin e tyre.

Vizita tjetër ka qenë pranë ambjenteve të kompanisë IT&AL, kompani anëtare e Federatës Bujqësore Elbasan, na njohu më nga afër me situatën në sektorin agroushqimor në rajonin e Elbasanit.

Vizitat kanë qënë dhe mbeten angazhimi i AIDA-s për t’u njohur me objektivat dhe realizimin e planit të biznesit të kompanive, si dhe për të sjellë në vëmendje çdo problematikë të hasur.

BACK TO NEWS