AIDA, pjesë e workshop-it “Mundësi për biznesin për akses në Grante Evropiane”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), si institucion mbështetës dhe bashkëpunues në zbatimin e projektit Enterprise Europe Network për Shqipërinë (EEN-Albania), ishte pjesëmarrëse në workshopin “Mundësi për biznesin për akses në Grante Evropiane” të organizuar nga Organizatat koordinatore të Enterprise Europe Network në Shqipëri Centre for Competitiveness Promotion dhe Prishtina REA Kosovë.
Në këtë workshop, kompanitë pjesëmarrëse u informuan mbi Programin e Tregut Unik të BE-së, mundësitë për të marrë shërbime nga organizatat shqiptare që janë pjesë e EEN, si dhe mundësitë që kanë kompanitë për të aksesuar grante nga BE-ja.
BACK TO NEWS