AIDA, takime monitoruese “Derë me Derë ” në qytetin e Tiranës dhe Elbasanit
Në bazë të programeve të punës dhe detyrave në ndjekje të zbatimit dhe realizimit të fondeve të disbursuara, AIDA gjatë muajit korrik 2019 është angazhuar në monitorimin e progresit të realizuar nga kompanitë përfituese të fondeve dhe impaktit të skemave financiare të menaxhuara nga AIDA.
Stafi i Departamentit të SME & Projekteve i AIDA-s, realizoi gjatë muajit korrik 2019, takime monitoruese, follow up, asistencë në qytetet Tiranë dhe Elbasan pranë kompanive Shkalla Shpk, Kuld Shpk, Malna Tex dhe Eria Textiles Shpk. Prodhimet e kompanive tona gjenden sot në shumë tregje evropiane dhe eksportet në Shqipëri përbëjnë një potencial shumë të madh zhvillimi ekonomik, rritje punësimi, por edhe prezantim shumë i mirë i Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare.
Mbeshtetja e vazhdueshme ndaj NMV-ve dhe sipërmarrësve shqiptarë nëpërmjet Fondeve Grant për t’i bërë produktet shqiptare gjerësisht të njohura, por dhe për të nxitur investimet e reja në funksion të rritjes së konkurrueshmërisë në produkte, e cila është në qendër të punës të AIDAs dhe qeverisë shqiptare.