Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), është themeluar dhe funksionon në bazë të ligjit nr. 10303, datë 15.07.2010 “Për krijimin dhe organizimin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve”.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ka për mision të rrisë konkurrueshmërinë e sektorit privat, të forcojë potencialin eksportues të vendit, të promovojë mbështetjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta në Shqipëri, si dhe të promovojë potencialin turistik të vendit.
Qëllimi i Drejtorisë së Investimeve Strategjike është të identifikojë, vlerësojë dhe ekzekutojë mundësitë e investimeve në përputhje me qëllimet afatgjata nga aspekti ekonomik dhe social i vendit, me ndikim në rritjen, përfitimin, qëndrueshmërinë e këtyre investimeve dhe krijimin e vendeve të punës. Misioni i kësaj drejtorie është të krijojë vlerë përmes investimeve të larmirshme, të zbusë rreziqet dhe të promovojë inovacionin duke iu dhënë përparësi interesave të palëve të interesua dhe parimeve etike.
Funksionet kryesore:
Drejtor i Drejtorisë
Mileva Meksi
Qëllimi kryesor i Drejtorisë të Zhvillimit të Projektit dhe NVM-ve (Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme) dhe Eksportit është të identifikojë dhe zhvillojë projekte që mbështesin rritjen e NVM-ve, zgjerimin e eksportit dhe iniciativat e zhvillimit ekonomik. Kjo mund të përfshijë projekte infrastrukturore, grupime industrie, inkubatorë biznesi dhe iniciativa të tjera që synojnë krijimin e një mjedisi të favorshëm për NVM-të dhe eksportuesit brenda juridiksionit të agjencisë.
Funksionet kryesore:
Drejtor i Drejtorisë (i komanduar)
Fiona Beqiri
Qëllimi kryesor i Drejtorisë të Investimeve të Huaja Direkte, Partneritetit dhe Kërkimit (IHDPK) është të promovojë Shqipërisë si destinacion investimesh me qëllim tërheqjen e investitorëve të huaj. Ndër të tjera inkurajon investimet nga subjektet e huaja në ekonominë e vendit, duke synuar rritjen ekonomike, krijimin e mundësive për punësim, transferimin e teknologjisë dhe aftësive, të stimulojë inovacionin dhe të përmirësojë infrastrukturën brenda vendit. Njëkohësisht, të mund të ndihmojë në diversifikimin e bazës industriale të vendit drejt konkurrencës së përgjithshme në tregun global. Gjithashtu kjo drejtori ka në mision të saj edhe përkujdesjen ndaj investitorëve të huaj ekzistues në RSH, stimulimin e tyre në riinvestime dhe zgjerim të aktivitetit të tyre edhe në projekte të tjera përveç ekzistuesit.
Funksionet kryesore:
Drejtor i Drejtorisë (i komanduar)
Ornela Gjini
Qëllimi kryesor i Drejtorisë të Marketingut është mbështetja dhe promovimi në mënyrë efektive i shërbimeve të Agjencisë, mundësitë e investimit dhe propozimin e vlerës për audiencën e synuar. Synimi është tërheqja e investitorëve duke nxjerrë në pah ekspertizën e agjencisë, të kaluarën dhe përfitimet e investimit në projekte ose mundësitë e ofruara nga agjencia, krijimin e materialeve të marketingut, të tilla si broshura investimi, prezantime dhe video për të komunkuar vecoritë unike për mundësi të reja investimi në Shqipëri.
Funksionet kryesore:
Drejtor i Drejtorisë
Dilfirus Vrioni
Qëllimi kryesor i Drejtorisë të Financës, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse është mbështetja e veprimtarisë së Agjencisë, duke zbatuar legjislacionin në fuqi, me qëllim krijimin e infrastrukturës dhe burimet e domosdoshme që garantojnë zhvillimin normal të proceseve të punës, si dhe të ndjekë të gjithë aktivitetin ekonomiko – financiar dhe administrativ të Agjencisë, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi
Funksionet kryesore:
Drejtor i Drejtorisë
Erisa Ymerali