Mesazhi i Drejtorit Ekzekutiv

LAURA PLAKU (SARO)

Që prej muajit Shtator të vitit 2023, znj. Laura Plaku (Saro) mban pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

Znj. Saro ka përfunduar studimet Bachelor në degën e Drejtësisë pranë University of Kent, Canterbury, Mbretëria e Bashkuar dhe Master Shkencor LLM në degën e Drejtësisë Ndërkombëtare dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare pranë University of Kent, Bruksel. Duke vijuar me disa kualifikime dhe angazhime pasuniversitare të tjera ndërkombëtare në të njëjtat fusha, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Bruksel.

Ajo ka një përvojë pune 12 vjeçare në disa institucione publike dhe private, kryesisht në fushën e menaxhimit dhe konsulencës ligjore e strategjike.

Gjatë së njëjtës periudhë dhe aktualisht, vijon të japë kontributin e saj personal për një qytetari aktive, duke nisur nga lektorimi dhe deri tek menaxhimi i projekteve të ndryshme nga/në Shoqërinë Civile, duke rrjetëzuar aktorë të ndryshëm me qëllim zhvillimin e vendit tonë në perspektivën europiane. Këto aksione janë pjesë e disa botimeve dhe udhëzuesëve në autorësi dhe bashkautorësi të znj. Saro.

Znj. Laura Saro mbart edhe titullin dhe profesionin e “Avokatit” në Republikën e Shqipërisë, që prej vitit 2017.

Mesazhi i Drejtorit Ekzekutiv

Qëllimi i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimin të Investimeve (AIDA), është të kontribuojë kundrejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit, nëpërmjet nxitjes, tërheqjes dhe promovimit të të gjitha investimeve vendase dhe të huaja.

Motoja jonë është TË JETËSOJMË IDE STRATEGJIKE, duke u shndërruar në partnerin dhe udhërrëfyesin e të gjithë investitorëve të interesuar për të qenë pjesë e rrugëtimit të zhvillimit të tyre dhe atë të Shqipërisë.

Mbështetja jonë kryesore, gjithashtu konsiston në zhvillimin e biznesit shqiptar, për ta bërë atë më konkurrues në tregun vendas dhe në veçanti në tregun e huaj, nëpërmjet zhvillimit të ideve të reja në biznes, si edhe nxitjes së inovacionit.

Ne besojmë fort në vlerat si ‘fuqia e diversitetit’ dhe ‘perspektiva strategjike’ duke asistuar dhe mundësuar rritjen e investimeve frytdhënëse për ekonominë e vendit tonë.

Ne e vlerësojmë sinergjinë mes ‘udhëtimit’ dhe ‘destinacionit’ dhe nëpërmjet asistencës sonë të specializuar synojmë që nga pika ku ndodhen idetë/projektet dhe subjektet shqiptare e të huaja të arrijnë tek destinacioni, përkthimi i të cilit është një numër i madh investimesh në vend, zgjerimi i biznesit vendas në tregjet e huaja, emri i vetëm i të cilit është ZHVILLIM I QËNDRUESHËM GJITHËPËRFSHIRËS EKONOMIK.

Le të zgjerojmë artin e së mundurës së bashku, duke u bërë palë në rrugëtimin e zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

Laura Plaku (Saro)

Email

laura.plaku@aida.gov.al

Social Media