Automotive Week

AIDA në bashkëpinim me DIHA organizuan Automotive Week, në kuadër të promovimit të vëndit tonë si një dëstinacion investimesh në sektorin Automotive.

Në këtë kuadër, 5 kopmani Gjermane të këtij sektori vizituan vëndin tonë dhe patën mundësinë të zhvillonin takime të ndryshme dhe vizita në kompani të këtij sektori, për të kuptuar më tepër mbi mundësitë konkretë që ofron vëndi ynë.

Axhenda e parshikuar për grupin e investitorëvë Gjerman nisi ditën e hënë, më datë 6 Maj, me një pritje në Ambasadën Gjermane, ku u pritën nga Ambasadorja e Gjermanisë në vëndin tonë Znj. Susanne Schütz.

Më pas në datën 7 Maj vizita tyre pasoi me prezantimin e mundësive të investimeve nga drejtuesit e AIDA duke vënë theksin tek incentivat që qeveria ofron për këtë sektor. Takimi vijoi me Zv. Ministren e Financave dhe Ekonomisë Znj. Belinda Ikonomi, e cila mirëpriti delegacionin në Ministri duke prezantuar reformat e qeverisë, përjashtimet nga taksat dhe rëndësinë që ky sektor ka në vëndin tonë. Gjithashtu edhe Zv. Ministrja e ngarkuar për cështjet e punësimit Znj. Dajna Sorensen, paraqiti një panoramë të shkollave profesionale në vend, drejtimet e tyre dhe fokusin e vecantë për krijimin e një fuqie puntore të kualifikuar.

Gjithashtu, delegacioni u prit edhe nga Zv. Ministri i Energjise dhe Industrisë Z. Ilir Bejtja i cili informoi të pranishmit mbi kostot e energjisë për bizneset dhe specifikisht për energjinë diellore dhe kushtet e matjes për diferencën. Gjithashtu Z. Bejtja i informoi mbi situatën e infrastrukturës dhe konektivitetin.

Pas diskutimeve dhe mundësive të prezantuara nga përfaqësues të ministrive, për të marrë një impakt më të qartë, grupi Gjerman vizitoi dy kompani tepër të suksesshme në ketë sektor, të cilat prej vitesh tashme operojnë në vëndin tonë. Kompania Gjermane Forschner Albania ishte e para qe mirëpriti delegacionin dhe transmetuan eksperiencën e tyre të të bërit biznes në Shqipëri. Gjithashtu, përfaqësues të kompanisë Italiane Rework treguan historinë e tyre të suksesit në Shqipëri dhe avantazhet e të bërit biznes në vëndin tonë.

Në datën 8 Maj Investitorët patën mundësinë të vizitonin nga afër një nga shkollat profesionale në vënd, konkretisht në Kamez ku vizituan ambientet e saj dhe gjithashtu zhvilluan intervista të ndryshme me studentët e kësaj shkolle.

Ndalesa rradhës e tyre ishte kompania Efa Solution, e cila tashmë me një eksperiencë të gjatë dhe 1200 të punësuar, prodhon këpucë të kualitetit të lartë për tregjet e ndryshme Europiane.

Ndalesa e fundit për ditën e tretë të agjendës së tyre ishtë TEDA Spitallë, ku investitorët u njohën me TEDA dhe mundësitë që ata kanë për investime në këto zona.

Dita e fundit e tyre u përmbyll me një takim në bashkinë e Tiranës ku u pritën nga Z. Genci Kodheli, Drejtor i Investimeve Strategjike dhe Investimeve të Huaja. Z/Kodheli prezantoi projektin e TEDA Kashar si një mundësi investimi në të ardhmen në Bashkinë Tiranë. Gjithashtu një grup investitorësh zhvilluan një ndalesë edhe në investimin Gjerman të Linder Group “Tirana Business Park”.

Në përfundim të kësaj vizite, delegacioni vlerësoi me interes të lartë investimet në vëndin tonë dhe u shprehen tejet optimisit për të ardhmen e kësaj industrie nisur nga pozita gjeografike, kostot konkuruese të punës, fuqia puntore e kualifikuar dhe masat mbështetëse nga qeveria.

BACK TO NEWS