Banka Botërore organizoi trajnimin “Moving Forward in the COVID Period”

Në datën 16 nëntor, grupi përfaqësues i Bankës Botërore organizoi trajnimin “Moving Forward in the COVID Period”, në kuadër të programit për promovimin e investimeve në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në trajnim morën pjesë stafi i Drejtorisë së Investimeve pranë AIDA-s dhe përfaqësues të njësive vendore, të cilët janë partnerë të rëndësishëm të AIDA-s.

Trajnimi përkon me prezantimin e rezultateve të bashkëpunimit të suksesshëm për projektet aktuale midis AIDA-s dhe Bankës Botërore, si dhe hedhjen e bazave për të vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen.

U diskutuan trendet e investimeve në periudhën e pazakontë të pandemisë dhe sektorët ku do të përqëndrohen në vitet e ardhshme, nisur dhe nga mënyra me të cilën pandemia po strukturon ekonominë globale.

Gjithashtu, pjesëmarrësit theksuan vlerën që bart shërbimi “Aftercare” ofruar nga AIDA, si mekanizëm kyç i ruajtjes së investimeve përballë sfidave të kohës dhe idetë kreative që mund të nxisin riinvestimet.

Trajnimi u përmbyll me premtimin për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin, tanimë të konsoliduar mes dy palëve.

BACK TO NEWS