Bëhuni pjesë e Edicionit të dytë të panairit “Textile & Leather Expo 2019”, 1-2 Nentor, Expocity Albania, Tiranë

Ju ftojmë të merrni pjesë në Edicionin e dytë të panairit “Textile & Leather Expo 2019” i cili organizohet në Expocity Albania në datat 1-2 Nentor 2019.

Panairi i Tekstileve dhe Lëkurës përfaqëson një pikë-takimi për prodhuesit më të mëdhenj e të rëndesishëm, shqiptare e të huaj dhe fokusohet në një nga sfidat më të medha për të ardhmen e sektorit, stimulimin dhe zhvillimin e dialogut mes kompanive. Qëllimi kryesor ë këtij organizimi është fokusimi në potencialin e lartë të sektorit të tekstileve dhe lekurës në tregun shqiptar dhe më tej dhe gjithashu inkurajimi i bashkepunimit në tregun ndërkombëtar. Inkurajimi i partneriteteve të reja hap rrugën për zhvillimin e metejshëm të industrisë duke marrë parasysh që sektori i tekstileve dhe lekurës, janë sektore shumë të rëndësishëm për zhvillimin dhe mireqënien e vendit dhe ekonomisë.

Edicioni i parë i “Textile & Leather Expo” ishte një iniciative për të mbledhur kompanitë shqiptare më të rëndsishme të sektorit, ndërsa në këtë edicion të 2-të objektivi është të krijojmë një platformë ndërkombëtare duke sjellë aktorë të rëndesishëm shqiptarë dhe të huaj. Pjesëmarrja juaj në këtë panair do të jetë një mundësi e shkëlqyer për partneritete dhe bashkëpunime të reja me kompanitë dhe aktorët më të rëndësishëm në fushën e tekstileve dhe lekurës.

Për çdo informacion shtesë, ju lutem kontaktoni Znj. Enejda Sheku. e-mail: enejda.sheku@expocity.al

BACK TO NEWS