Bëhuni pjesë e eventit “Macfrut 2019”, 8 – 10 Maj, Rimini, Itali
“Macfrut 2019” është një mundësi e shkelqyer për sipërmarrjet shqiptare që operojnë në sektorin e frutave dhe perimeve. Ky event është një ngjarje unike ndërkombëtare që ofron mundësinë për të bërë biznes dhe zbuluar të gjithë zinxhirin e furnizimit të frutave dhe perimeve të freskëta dhe të thata, duke filluar nga vjelja në prodhim, tregti, marketing, makineri, paketim dhe logjistikë.
Macfrut është një panair shume i rëndesishëm për profesionistët që operojnë në sektorin e frutave dhe perimeve në Itali dhe në Evropë. Numri në rritje i kompanive italiane dhe të huaja që marrin pjesë, dhe një gamë e gjerë e iniciativave që synojnë nxitjen e inovacionit dhe ndërkombëtarizimit janë karakteristikat që e bëjnë atë një ngjarje me rëndësi të madhe.
Kompanitë që do të marrin pjesë, përfaqësojnë të gjithë zinxhirin e furnizimit si: farërat, sherbim & fidanishte, teknologji prodhimi, tregti dhe shitje me pakicë, makineri përpunimi, materiale paketimi, fruta të freskëta, fruta të thata, logjistikë dhe shërbime. Gjatë eventit do të zhvillohen takime B2B, për t’i ofruar pjesëmarrësve mundësinë e të bërit biznes, por edhe një rast për të mësuar dhe diskutuar.
Për më shumë vizitoni linkun: macfrut.com/en