Bëhuni pjesë e takimit virtual Istanbul Fintech Week 2020 Matchmaking Event datë 12-16 Tetor 2020
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network Albania (EEN – Albania) në cilësinë e bashkëorganizatores, ju fton të merrni pjesë në eventin virtual “Istanbul Fintech Week 2020 Matchmaking Event”, i cili do të zhvillohet në datat 12- 16 Tetor 2020.
Istanbul Fintech Week 2020 është një event dhe platformë ndërkombëtare ku sipërmarrësit, investitorët, profesionistët, drejtuesit nga e gjithë bota mblidhen për të diskutuar mbi fushën e inovacionit financiar dhe teknologjive (Fintech), si edhe mbi trendet dhe zhvillimet më të fundit mbi inovacionin.
Tematikat e eventit janë:
Bankingu 4.0
Sigurimi 4.0
Investimi 4.0
Shërbimet e pajtueshmërisë rregullatore dhe teknologjitë
Përfshirja financiare
Inovacion i hapur
Siguria kibernetike
Pagesat
Në këtë event virtual sipërmarrjet e vogla dhe të mesme #NVM #SME do të zhvillojnë takime #B2B të planifikuara sipas qëllimeve dhe interesave për të gjetur partnerë ndërkombëtarë biznesi.
Për më shumë informacion mbi regjistrimin mund të vizitoni linkun: https://ifw2020.b2match.io/home
Për asistencë mbi mënyrën se si të bëheni pjesë e platformës, mund të kontaktoni në adresën email: info@aida.gov.al.
Afati regjistrimit është data 14 Shtator 2020.