COTEX Textile është një sipërmarrje me kapital turk që ka investuar në Shqipëri në fushën e tekstilit.
E themeluar në vitin 2015 operon në Tiranë dhe Gjirokastër dhe është e specializuar në industrinë e veshjes për marka të ndryshme gjermane, angleze dhe amerikane. Investitori synon të shtrijë aktivitetin e tij edhe në qytete të tjera të vendit AIDA ka asistuar kompaninë me identifikimin e hapësirave për fabrikën e dytë. Asistenca e dhënë nga shërbimi After Care pranë AIDA-s ka ndikuar gjithashtu në rritjen e numrit të punonjësve nga 180 në viti 2017 në 366 në vitin 2019.