Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, Znj. Laura Plaku (Saro), mirëpriti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Hollandës në Tiranë, SH.T.Z Reinout Vos.

Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, Znj. Laura Plaku (Saro), mirëpriti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Hollandës në Tiranë, SH.T.Z Reinout Vos. Fokusi i takimit ishte nxitja e bashkëpunimit për zgjerimin e investimeve holandeze në Shqipëri.
Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimin e sektorëve potencialë në vendin tonë dhe mundësitë konkrete që ofron secili sektor. Ambasadori Z. Vos shprehu interesin në rritje nga kompanitë hollandeze për investime në Shqipëri.
 Takimi u përmbyll me dakordësimin  për bashkëpunimin dypalësh në mbështetje të kompanive hollandeze, si edhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta për njohjen reciproke të mundësive për investime.
BACK TO NEWS