Drejtori Ekzekutiv i AIDA takon komitetin e Investimeve dhe Tregtisë në Dhomën Amerikane
Drejtues dhe anëtarë të Komitetit të Investimeve dhe Tregtisë në Dhomën Amerikane janë takuar me Drejtoreshën e AIDA znj. Laura Saro Plaku, për të folur mbi rrugët më të mira të bashkëpunimit institucional në funksion të përmirësimit të klimës së investimeve të huaja. Për të nxitur një bashkëpunim me interes dy palësh Kryetari i Komitetit të Investimeve Adrian Shehu ka nxitur organizimin e një plani pune i cili do të përfshijë ekspertët e të dy institucioneve në një marrëdhënie afatgjatë por që duhet të ketë në fund një impakt të ndjeshëm mbi klimën e investimeve.